Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, një prej kundërshtareve të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thumbuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçin, si dhe kryeministrin Edi Rama, të cilëve u referohet si “treshja famëkeqe që luajti lojën e rrezikshme të kufijve”.

Tashmë kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe që luajti lojën e rrezikshme të kufijve, a thua kah do t’ja mbaj…”, shkruan Tahiri.

Reagimi i Edita Tahirit vjen në kohën që SHBA-ja dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiçit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.