Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ironizuar vendimin për shtyrjen e seancës së radhës në shtator.
Tahiri ka publikuar foton e një breshke në Facebook ndërsa shkruan se kërkon drejtësi.
Ish-ministri thotë se kur kjo ndodh me të, vetëm mund të imagjinohet se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.
POSTIMI I PLOTË
Me avash se Breshka…
U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim
Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.
Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!
Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.
P.S. Me gjithe respektin per breshken…





