15 dhjetor 2013- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konference për shtyp, duke folur për buxhetin e vitit 2014, të cilin qeveria e dërgoi në Kuvend u shpreh se në buxhetin e vitit 2014, Ministria e Brendshme shënon një zë të rëndësishëm të këtij buxheti.  

“Qeveria e shkuar na ka lënë të gjithëve për trashëgimi jo vetëm një institucion të rrënuar nga pikëpamja financiare, dhe buxhetore. Por edhe në gjendje të rënduar për luftuar korrupsionin. Kemi trashëguar Policinë e Shtetit dhe oficerë që nuk guxonin t’i ndalonin ata që fshiheshin pas imunitetit, dhe jo më të ushtronin detyrën dhe të përmbushnin misionin e policisë së shtetit. Kemi trashëguar në policinë e shtetit një institucion me oficerë policie që bënin llogari me frikën, pasi e ndienin veten të humbur. Vendimin e djeshëm të kryeministrit Rama e shohim sot të përshëndetur nga policia e shtetit. Gjatë 2010, 2011, 2012, janar-shtator 2013 janë transferuar nga detyra në detyra 8866 punonjës policie, gati 90 % e efektivit të shtetit. Duke cenuar kështu sigurinë publike për qytetarët shqiptarë. Ky operacion i ka kushtuar policisë së shtetit së bashku me përjashtimet ka kushtuar me pagesa në 1.6 herë. Nga njëra anë është cënuar siguria publike me transferime të pabaza dhe nga ana tjetër ka pasur kosto financiare, 2.9 milionë dollarë vetëm për familjet e efektivëve të transferuar. 26 mln dollarë është borxhi i ministrisë së brendshme, 10 mln dollarë borxh ndaj investimeve, 4.5 mln dollarë ndaj institucioneve të varësisë. 5.2 mln dollarë vetëm për uniformën, për lindjen e fëmijëve 4.3 mln dollarë, dhe borxh ndaj vendimeve gjyqësore të pashlyera 2.2 mln dollarë, ku debitor është Ministria e Brendshme.  Sa i takon arsimit, themi se efektivët në masë nuk kanë arsimimin e duhur. 25-30 % e gjithë efektivëve ka arsimin e lartë. Ndërsa me buxhetin e 2014 të parashikuar për Ministrinë e Brendshme pagat e tyre do rriten 20-25%”, u shpreh Tahiri.