Japonia është goditur nga një prej tajfuneve më të fuqishme në dekada. Siç shkruajnë mediat e huaja, 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe 84 kanë mbetur të plagosur.

Një tjetër rezulton i zhdukur. Mbi 5 milionë njerëz në jug të vendit do evakuohen pasi rreziku ende nuk ka kaluar.

237 mijë shtëpi janë pa energji elektrike dhe mbi 700 fluturime janë anuluar.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Miyazaki, zona jugore e ishullit të Kyushu. Edhe në Kagoshima raportohen rreth 24 të lënduar.