Gati katër milionë njerëz në Japoninë jugore do të evakuohen pasi tajfuni Shanshan goditi vendin.
Sipas mediave të huaja Shanshan është tajfuni më i madh që ka goditur Japoninë në dekada.
Për pasojë mijëra fluturime janë anuluar dhe gjithashtu shërbimet e trenave u pezulluan.
Autoritetet japoneze paralajmëruan një situatë alarmante në disa qytete në prefekturën Oita të Kyushu dhe u bënë thirrje 57,000 njerëzve që të përgatiten dhe të tregohen të kujdesshëm.
Në fakt, autoritetet lëshuan një paralajmërim të nivelit 4, i dyti më i madhi, për të gjithë rajonin Kyushu, duke prekur një total prej 3.7 milionë banorësh.