Tajlanda ka bërë një hap historik më pranë barazisë martesore, pasi dhoma e ulët miratoi një projektligj që i jep njohje ligjore martesës brenda të njëjtit seks.

Projekligji duhet të miratohet nga Senati dhe si edhe kërkon miratim mbretëror për t’u bërë ligj.

Por gjerësisht pritet të ndodhë deri në fund të vitit 2024, duke e bërë Tajlandën të vetmin vend të Azisë Juglindore që njeh martesat e të njëjtit seks.

Kjo do të “çimentojë” reputacionin e Tajlandës si një strehë për çiftet LGBTQ+ në një rajon ku qëndrime të tilla janë të rralla.

“Ky është fillimi i barazisë. Nuk është një kurë universale për çdo problem, por është hapi i parë drejt barazisë”, tha deputeti Danuphorn Punnakanta, ndërsa prezantonte projekt-ligjin: “Kërkon t’i kthejë këto të drejta këtij grupi njerëzish, e jo t’u japë atyre të drejtat”.

Ligji i ri, i cili u miratua nga 400 nga 415 ligjvënës të pranishëm, do të përshkruajë martesën si një partneritet midis dy individëve, në vend të një burri dhe një gruaje.

Dhe do t’u japë çifteve LGBTQ+ të drejta të barabarta për të marrë kursime tatimore martesore, për të trashëguar pronën dhe për të dhënë pëlqimin për trajtim mjekësor për partnerët që janë të paaftë.