Tajlanda do të reduktojë qëndrimin pa viza nga 60 ditë në 30 ditë, si një mënyrë për të ulur rrezikun e ndërmarrjes së bizneseve ilegale.

Ministri i Turizmit dhe i Sporteve të Tailandës, Sorawong Thienthong, është shprehur se ky vendim është dakordësuar me Ministrinë e Jashtme, siç raporton Bangkok Post.

Po kjo media, në një artikull shkruan Shoqata e Agjentëve të Udhëtimit në Tajlandë ka ngritur shqetësimin më herët se ka një numër të konsiderueshëm në rritje e të huajve, që punojnë ose kryejnë biznese ilegalisht në vend.

Ankesa ka pasur dhe nga Shoqata e Hoteleve Tajlandeze, e cila ka shprehur se ka pasur rritje të dhënies së apartamenteve në mënyrë jo ligjore.

Sekretarja e ministrisë, Natthriya Thaweevong, është shprehur se Departamenti i Turizmit dhe uniformat blu vendase kanë goditur vazhdimisht aktivitete të paligjshme që ndodhin në Phuket e në 5 zonat e tjera të lidhura ngushtë me turizmin: Chiang Mai, Pattaya, Hua Hin, Koh Samui dhe Bangkok.

Vetëm në Phuket, 15 kompanive turistike u janë hequr licencat, sipas Bangkok Post.

Nga ana tjetër, ekziston meraku se si ky vendim do ndikojë në turizmin e vendit. Sipas Euronews, ulja e numrit të ditëve të qëndrimit pa viza, mund të ketë një ndikim të vogël negativ në sektorin e turizmit.