Taipei, 8 shkurt (Channel News Asia) – Një zyrtar i Lidhjes së Rinisë së Kuomintang-ut (KMT – Partia Nacionaliste Kineze) ka vlerësuar lart komoditetin e trajtimit të heqjes së vizave për udhëtarët tajvanezë nga vende të ndryshme. Në një deklaratë për shtyp të KMT-së, Inj Vej (Yin Wei) tha se pas vite të të tëra të përpjekjeve të Tajvanit për të përmirësuar statusin e saj ndërkombëtar kanë dhënë fryte. Inj, i cili është edhe zëdhënësi i partisë, po viziton Shqipërinë në kuadrin e takimit vjetor të Bashkimit Ndërkombëtar të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë (IYDU), që po mbahet më 6-10 shkurt në Tiranë.
Ai deklaroi se regjimi pa viza që aplikon Shqipëria i mundësoi të vinte në këtë vend në fillim të javës, gjë që i dha përvojën personale për rezultatet e përpjekjeve që Tajvani ka ndërmarrë në vit për të përmirësuar statusin ndërkombëtar, pavarësisht trysnisë së Kinës. Ai përmendi se Shqipëria mbante qëndrim armiqësor ndaj Tajvan në vitet 1960 kur Tajvani u zëvendësua në OKB me Kinën komuniste në vitin 1971. Sot, megjithatë, Shqipëria dhe Tajvani janë afruar si rezultat i përpjekjeve të qeverive përkatëse në frymën e miqësisë së ndërsjellë, tha ai.
Ndërkaq ai ka qenë në takimin që Kryeministri shqiptar Sali Berisha organizoi më 7 shkurt me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të botës, anëtarë të Bashkimit Ndërkombëtar të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë (IYDU). Sipas zyrtarit tajvanez dhe zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, përfaqësuesi i IYDU-së nga Tajvani e pyeti Berishën se cilat janë marrëdhëniet që ka kreu i qeverisë së Tiranës me Facebook-un. Inj Vej tha se ishte shumë i surprizuar teksa pa në mëngjes se llogaria e Berishës në FB ka më shumë se 10 për qind të gjithë popullsisë shqiptare që e ndjek.





