Gratë naftëtare në Ballsh ndërprenë ditën e sotme grevën e urisë pas dakordësisë për diskutime me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ndërkohë, kryeministri ka mbërritur në Fier, ku priten të zhvillohen negociatat me naftëtarët.

Gratë naftëtare janë shprehur besimplotë për gjetjen e një zgjidhje. Naftëtarët zhvilluan grevë urie për më shumë se një muaj për rrogat e prapambetura nga rafineria e naftës në Ballsh.

Mësohet se në takim me Ramën janë 6 naftëtarë burra dhe 2 gra. Naftetarët kërkojnë që të zbatohet vendimi i gjykatës për marrjen e pagave të prapambetura e më pas të vijojnë bisedimet për vazhdimësinë e punës në uzinë.