Në disa media është përfolur për një takim sekret mes Presidentit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në Gjirin e Lalzit pak ditë më parë.

Lajmi ka ngjallur jo pak interes për shkak të marrëdhënieve te tensionuara mes Metës dhe Ramës, të cilët i kanë shpallur “luftë të hapur” njeri-tjetrit. Madje PS e ka shpallur presidentin si “armik të kushtetutës” dhe si të tillë ka nisur procedurën për shkarkimin e tij.

I pyetur lidhur me një takim të supozuar mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”. /panorama