Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritu në zyrë sot ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.
Duke folur për mediat nga selia blu, kryedemokrat është shprehur i inkurajuar pas takimeve të sotme me ambasadoren amerikane dhe Presidentin e PE, David Sassoli.
“Dita e zhvillimeve politike si dhe atyre që do vijnë do jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime, por një gjë ju siguroj, që gjithcka po bëhet, i shërben një qëllimi që shkon pertej PD dhe opozitës, qellimi për ti dhënë shqiptarëve një rrugë shprese e rrugëdalje nga kriza. Jam shumë i inkurajuar nga takimet e sotme dhe do vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, tha Basha.





