Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale që pas takimit të tyre në “Big Brother VIP”. Dyshja na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare.

Por vetë Bora si u ndje? Sot, në një puntatë që nisi më ndryshe se çdo herë në “Për’puthen”, pasi në ekranin e madh në studio u shfaqën pamjet e të premtes mbrëma, moderatorja rrëfeu se edhe ajo ishte emocionuar shumë.“E dija që do të më ngacmonin për këtë çështje, por nuk prisja deri në këtë pikë”, tha Bora, që u emocionua sërish.

Gjithashtu ajo tregoi se emocionet për të vazhduan edhe pas spektaklit të “Big Brother VIP”, pasi shoqja e saj dhe Semit, ishte bërë nënë, po atë natë. Bora tha se ishte e lumtur që kishin përcjellë mesazhe të forta, jo vetëm dashurie, por edhe për shoqëri të ngushta, si e saj dhe Semit.

E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes çiftit, Bora u përgjigj: “Nuk e di as vetë o Arjan se çfarë ndodhi. Deri diku e prisja që do të ngacmohesha, por deri në atë pikë nuk e prisja kurrë që do shkonte”.

Bora hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të takuar shoqen e saj të ngushtë Semin, por nuk mund të largohej pa takuar dhe Donaldin. Mes puthjesh, trëndafilash e përqafimesh, ata u çmallën me njëri-tjetrin në dhomën e surprizave.