Olti Curri ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Beniada Nishanit, ndërsa kjo e fundit ishte pjesë e Big Brother Vip.

Takimi i shumëpritur mes tyre, si dy emra të njohur të showbiz-it me origjinë nga Durrësi më në fund ka ndodhur. Nuk ka qenë qyteti bregdetar, ai që i ka bërë bashkë, por Tirana, aty ku Olti jeton prej vitesh, ndërsa Beniada sapo ka nisur të jetojë pas daljes nga shtëpia e BBV dhe zhvendosjes nga Italia.

Blogeri Curri ka postuar në rrjete sociale një foto, ku shfaqen të dy mjaft të qeshur pranë njëri tjetrit.

Postimin, Curri e shoqëron edhe me mesazhin: Ajo qe aq shume pritej…ndodhi😍
Se shpejti ne portalet me te njohura shqiptare: Takimi i Benit & Oltit. Te pathenat e@mbeses se daje Pashukut dhe çunit ne Myzit😃
@iambeniada ❤️