Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar detaje nga takimi i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj Luke, pas 15 vitesh distancë. Në një rrëfim për Top Story, Ilirjani tha se takimi mes këngëtares dhe Luke nuk ishte i thjesht. Biznesmeni tha se Luke e kishte humbur imazhin e nënës totalisht dhe se nuk e njihte Parashqevinë.
Ai shtoi e Luke në fillim të takimit me të ëmën kishte frikë të zbulonte fytyrën e tij. Ilirjani tha se pas një orë bisedë ata arritën të bindnin Luke që të hiqte mbulesën nga fytyra për të takuar nënën e tij. Ai tha se takimi nënë e bir ishte një takim mbi gjemba, pasi kishte shumë emocion. Ilirjani tha se me rastin e Parashqevi Simakut, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne.
Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informacion përse gjykata vendosi që Parashqevi Simaku të mos e takonte djalin e saj, pasi duhej të konsultohej me këngëtaren dhe institucione të tjera. Gjithashtu ai tregoi detaje edhe nga momenti i ndarjes së këngëtares nga djali. Ilirjani tha se këngëtarja nuk e përjetoi mirë largimin e të birit, ndonëse kaloi kohë cilësore me atë pas 15 vitesh distancë. Biznesmeni tha se Parshqevia pranoi të bëjë konsultë mjekësore për gjendjen e saj të ngarkuar psiko-emocionale.
Pjesë nga rrëfimi i Elton Ilirjanit:
Takimi mes Parashqevi Simakut dhe Luke ishte i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykatash të rëndësishme që zgjatën kohë ku nuk i lejonin nënës Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj të vetëm. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe kjo mund të realizohet vetëm duke u lutur te Zoti.
Pavarësisht asaj që unë kam bërë është vullneti i Zotit që kjo të ndodhte sepse ishte totalisht e pamundur të realizohej të paktën nga ana teorike. Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pas moshës 18 vjeç duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre. Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare.
Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata.
Ajo do të marrë kohën e vet të rehabilimit emocional dhe mendor, ajo grua ka shumë vite në rrugë, ajo grua nuk ka një ID, një analizë gjaku për shumë vite. Në momentin që erdhi mëngjesi dhe do vinte ndarja Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty edhe pse ajo e dinte që do të ktheheshin nga kishin ardhur, ishte vetëm hapi i parë, ishte i dhimbshëm, Parashqevia u rrëzua brenda vetes. Unë u gjeta përballë saj me nipin e saj, u munduam ta qetësojmë, ajo pranoi të bëjë edhe një konsultë mjekësore, sot ka qenë e qetë.
Kanë dëgjuar sekuenca në rëndim psikologjik, që ajo nuk është e qartë, e gjitha kjo që ka ndodhur është e dhimbshme dhe e shëmtuar sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë ndihmuar, por janë përpjekur ta përplasin mediatikisht në mënyrën më të gabuar. Ajo hynte në Youtube dhe dëgjonte çdo intervistë, aty ka shumë gënjeshtra, trillime. Gjëja që e vrau më shumë dhe ma tha që më vjen shumë keq që Shqipëria nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ai vendi komunist, në vend që të më mbështesin më shikojnë si pronë. Ajo do të marrë kohën e vet të rehabilimit emocional dhe mendor, ajo grua ka shumë vite në rrugë, ajo grua nuk ka një ID, një analizë gjaku për shumë vite.