22 nëntor 2013- Tre ministrat shqiptarë në Bruksel, Kljada Gjosha, Sajmir Tahiri dhe Nasip Naço, kanë përfunduar me sukses takimin e punës me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të EEAS (European External Action Service), z. Pierre Vimont.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se

“Integrimi në BE është proces pa kthim pas. Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar përpara reformat e integrimit europian të vendit”.

Treshja e ministrave ndodhen ne Bruksel ku do të raportojnë për reformat dhe progresin e shënuar pas marrjes së mandatit qeverisës. Reformat dhe masat konkrete të ndërmarra deri tani për prioritetet e lëna nga progres-raporti i 16 tetorit, do të jenë  fokusi i kësaj vizite për ministrat shqiptarë.Ata do të raportojnë dhe dëshmojnë, për progresin e bërë që pas marrjes së mandatit nga qeveria e re. Kjo vizitë, është e fundit deri në  muajin dhjetor, kur merret vendimi nga vendet anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë.