Ka përfunduar takimi mes kreut të PL-së, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Berisha në selinë blu.

Ky është takimi i parë pas rezultatit të zgjedhjeve të14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë”, shënoi një humbjet ë thellë. Meta qëndroi në zyrën e Berishës për rreth 1 orë.

Sipas informacioneve, Meta diskutoi me Sali Berishën për rezultatin zgjedhor.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryedemokrati Berisha e bëri të qartë që rezultati pas numërimit të votave nuk është i vërtetë, pasi sipas tij qeveria ka manipuluar zgjedhësit përmes grupeve kriminale.