Nga Teuta Dhima

ILIR PAJA ka sjellë tri vëllime me poezi:
“Nuk mund të hesht”
“Afrohen gjethet”
“Qielli pikon yje”.

Ai nuk mbetet vetëm në gjininë e poezisë, por spikat edhe në kritikë letrare dhe publicistikê. Sipas Pajës, shumë shpejt do të paraqitet me botimin e studimit kushtuar Moikom Zeqos dhe pse jo, të vërë në skenë dramën e tij e cila,
është në pritje të një regjisori/ reje.
Prej vitesh Ilir Paja ushtron profesionin e mësimdhënies pranë shkollës së mesme të Përgjithshme “Naim Frashëri”, duke u bërë burim frymëzimi për breza të tërë nxënësish me pasionin e tij për letërsinë.

ENTON BIDO, ka ardhur ndër vite para lexuesit si një penë shumëdimensionale. Përmendim këtu:
“Psikoqiellore” – poezi
“Terrinës kuturu”- poezi
“Rrëfime të plagosura” – tregime
“Kurorashkelja”- tregime dhe novela
“Nga tradita te bashkëkohësia- studime letrare
“Para zbulesës” -poezi
“Shkurorëzimi”-dramë
“Prijësi i palavdishëm”- roman
“Humb humbellash”- rrëfime poetike.

Përkthime:

  • Herman Hesse- “Rinia është e bukur”- novela
  • Marsel Pagnol -” Koha e të fshehtave” – roman
  • Henry Troyat – “Ivani i tmerrshëm”- biografi
  • Jean – Cristophe Rufin -” I madhi Kër” – roman
  • Nevine Yousry- “Kismeti, fati përrallor i Muhamed Ali Kebirit, shqiptarit që themeloi Egjiptin modern”.
    Bido, si punonjës i kahershëm i Bibliotekës Publike Durrës, është një bashkëpunëtor aktiv i takimeve kushtuar librit, të organizuara nga institucioni.

Në takim u diskutua për poezinë e dy poetëve. Të pranishmit gjetën pikëtakime mes tyre dhe njëkohësisht sollën mendimet e tyre për çfarë i dallon.

Idetë interesante për lidhjen e poezisë me filozofinë, si poezia po mbërrin te lexuesi sot dhe sa lexohet ajo, nxitën tema debati konstruktiv mes të pranishmëve.

Interpretimi i poezive ishte një tjetër moment interesant i mbrëmjes, ku të pranishmit shijuan vargje të shkruara nga dy poetët.

Takimi i sotëm ishte i veçantë edhe për faktin se autorët i kishim mes nesh dhe patëm fatin të diskutojmë me ta për poezinë dhe më gjerë.
Ju urojmë suksese të dy autorëve , dy djemve të këtij qyteti që na kanë bërë krenarë duke mbërritur edhe te lexuesi përtej kufijve, nëpërmjet poezive të tyre të përkthyera. Suksese!