Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me diasporën shqiptare më 12 maj, është e panevojshme.
Mitsotakis theksoi se nuk do ta pengojnë aktivitetin e Ramës në Athinë, por as nuk do t’ia lehtësojnë.
“Është e drejtë e tij. Një zgjedhje që më duket e panevojshme. Ne kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, theksoi Mitsotakis në një intervistë për “Protothema”.
Më herët, mediat greke kishin shkruar duke iu referuar burimeve qeveritare se nuk e preferonin vizitën e Ramës me diasporën shqiptare në Greqi në këtë moment, për shkak të zgjedhjeve europiane.