Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur përmes një postimi në “Facebook”, deklaratave të kryeministrit Rama në takimin me kryebashkiakët.
Bardhi shkruan se pa pastruar politikën nuk pastrohet territori.
“I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori. #vettingnëpolitikë”- shkruan Bardhi.





