Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorë dhe dekanë të universiteteve publike, teksa u shpreh se duhet shkarkuar gjithë bordi i administrimit dhe duhet parë autonomia e Univeristëve, studentët shprehen se kjo është një lojë e tij për të marrë vëmendjen dhe për t'ja hedhur fajin dikujt tjetër. Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe nuk heqin dorë nga protestat.
“Shpërqendrim për t'ja hedhur fajin dikujt tjetër. Reagimin tij duhet ta nisë nga plotësimi i 8 pikave. Ne duam zgjidhje të çështjes tonë dhe nuk duam t'ja dimë kush është heroi. Ne nuk heqim dorë deri në zgjidhjen e 8 pikave tona. Pushtetarët nuk kanë me kë të merren dhe bëjnë lojë për të tërhequr vëmendjen. Nuk duam dialog, por duam plotësimin e pikave,”- shprehen studentët.





