Ben Affleck pati një takim të çuditshëm me dy ish-gratë e tij, Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner. Vajza e Affleck dhe Garner, Seraphina dhe vajza e Lopez, Emme, luajtën së bashku në një shfaqje shkolle.
Në fotot e shpërndara nga Page Six, dy aktorët shihen të shoqëruar nga djali i tyre 13-vjeçar dhe hyjnë së bashku në godinë, kurse këngëtarja shkoi vetëm.
56-vjeçarja ishte e shoqëruar nga menaxheri dhe nëna e saj, teksa u pa duke biseduar me prindërit dhe fëmijët e tjerë. Nuk u duk se ajo takoi ish-in apo Garner, të paktën jashtë ndërtesës.
Në një moment, JLo dhe Affleck ishin pranë njëri-tjetrit, por aktori i kishte kthyer shpinën dhe të dy po bisedonin me personat që kishin pranë.
Megjithatë, Samuel i foli yllit të muzikës dhe u shfaqën duke buzëqeshur.
Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në 2015. Edhe pas ndarjes, ajo vazhdoi ta ndihmonte në betejën e tij kundër varësisë dhe kanë një raport të afërt bashkëprindërimi.
Pas divorcit me të, ai u martua me Lopez në 2022 duke rindezur historinë që nisi në 2002. Por nuk zgjati shumë dhe në 2024 ajo kërkoi divorcin prej tij.
Pavarësisht asaj që ka ndodhur mes tyre, këngëtarja ruan marrëdhënie të mira me fëmijët e Affleck dhe Garner pasi është parë duke dalë vetëm për vetëm me ta.





