Një ditë pas votimeve të 30 qershorit dhe pas muajve të tërë protesta, kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur që për pak çaste të relaksohet, duke kaluar momente joformale me miq.

Ai ka qenë në një bar në kryeqytet me intelektualë dhe artistë, disa prej të cilëve mbështetën gjatë ditëve të fushatës nismën "#edheune" për të mos votuar.

Pa xhaketë e kravatë, Basha shfaqet i qetë dhe i qeshur në praninë e tyre teksa konsumon një birrë.