Pas takimeve që pati dje me krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Donald Lu ka takuar për 30 minuta edhe kryeprokuroren Arta Marku. Ka qenë vetë zonja Marku e cila priti diplomatin e SHBA-ve në hyrje të Prokurorisë, duke i uruar mirëseardhjen.
Burime pranë takimit pohuan për "BalkanWeb" se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin në nivele të larta dhe kriminelët përfshirë politikanët e lidhur me krimin dhe Saimir Tahirin.
Ai po ashtu shprehu dëshirën e SHBA që kryeprokurorja Marku t'i ushtrojë detyrat e saj kushtetuese në mënyrë të pavarur dhe jo partiake.





