Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit prej 50 minutash me kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka informuar Presidentin për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.
Po ashtu, kreu i qeverisë shkruan se në këtë takim është diskutuar edhe për përgatitjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”,-shkruan Rama