Kreu i Paritsë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e mbajtur në Breshia, në takimin e organizuar me diasporën, i ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë koalicionin opozitar “Shqipëria Madhështore” pasi sipas tij, kjo votë vendos fatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Shqiptarët nuk duan pasaportën, por duan liri. Duan shtetin e shqiptarëve dhe jo pushtetin e krimit. Europian je kur lirinë tënde e krijon me familjarët e tu në Shqipëri. Shqipëria Madhështore, është ajo e fëmijëve, dinjitetit dhe nderit. Shqipëria madhështore është vota juaj më 11 maj. Vota për nr.1 do të ndikojë për ëndrrat dhe pronat tuaja. Të krijojmë një Shqipëri me dinjitet, një vend ku rriten fëmijët tanë.

Kjo është Shqipëria Madhështore. Shqipëria është më e bukur, më madhështore kur jetojmë bashkë të gjithë. Ju treguat që jeni jo të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm. Nuk u përkulët përballë pushtetit, pasi ju dhe veç në duhet të përulemi përpara të mirës, dinjiteti dhe kombit shqiptar. Luftoni këto ditë që kanë ngelur dhe sillni në rrugën tuaj gjithë shqiptarët në Itali. Votoni numrin 1! 11 maji, është dita juaj.“, u shpreh Mediu.