Avokatja ruse, e cili u takua me djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, thotë s është gati të dëshmojë përpara Senatit të SHBA.
Natalia Veselnitskaya tha në një intervistë për televizionin RT të financuar nga Kremlini se ajo është “e gatshme të qartësojë situatën pas histerisë masive, por vetëm përmes avokatëve ose dëshmisë në Senat”.
Veselnitskaya ka takuar Donald Trump Jr. në qershor të vitit 2016, në Kullën Trump në Nju Jork.
Donald Trump Jr ra dakord të takohet me Veselnitskaya në qershor të vitit 2016, pasi u tha se ajo mund të siguronte informacion inkriminues rreth kandidates demokrate Hillary Clinton.
Në një intervistë të gjatë për RT, Veselnitskaja e pyetur drejtpërdrejt nëse ajo ishte e gatshme të dëshmonte për anëtarët e Kongresit të SHBA-ve, Veselnitskaja tha se ishte gati të fliste.
Në një intervistë me ABC News në Moskë javën e kaluar, Veselnitskaya pranoi se Trump i ri kishte pritur që ajo të paraqiste informacione inkriminues rreth Clintonit kur u takuan në Trump Tower. Por ajo mohoi t’i ofronte atij informacion nga qeveria ruse dhe e quajti situatën një keqkuptim.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Së paku dy komitete të Kongresit amerikan dhe FBI janë duke i hetuar akuzat, përfshirë raportet për kontakte midis pjesëtarëve të ekipit të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.
Presidenti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për bashkëpunim, ndërsa Kremlini ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje.