Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasditen e sotme zhvilloi takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në selinë blu.

Burime bëjnë me dije se gjatë takimit Basha, është shprehur se forca e tij politike nuk mund t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste.

Më tej mësohet se Kryedemokrati ka thënë se do vazhdojnë të grumbullojnë faktet që dëshmojnë vjedhjen e zgejdhjeve dhe tjetërsimin e votës.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Do të vazhdojmë të grumbullojmë faktet.”

Pasdite, Kryedemokrati mblodhi strukturën e Partisë Demokratike, bashkë me krerët e degëve. Gjatë mbledhjes është diskutuar mosnjohja e rezultatit të 25 prillit. Paraditen e sotme, Basha ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.