Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, por thotë se ky takim është zhvilluar ditën e djeshme dhe ka qenë tepër miqësor. 

Meta tha se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

“Respektojmë çdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë çdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”, tha Meta. 

Meta u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e PL, por kjo – tha ai- është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.