Mediat serbe kanë reaguar pas fjalimit të Ramës nga Kosova për Serbinë.

Sipas tyre, Rama qartazi sulmoi Serbinë menjëherë pas takimit me Kurtin, duke akuzuar Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte.

Kjo vizitë e Ramës vjen pas një jave nga nisja e tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.