Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për të bërë të mundur ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos.
Gjatë takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, Rama theksoi se vendi ynë është në gatishmëri për të bërë gjithmonë më të mirën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së,” tha Rama.





