Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka reaguar pas takimit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ai përmes një mesazhi në “Twitter” ka vlerësuar angazhimin e presidentit Meta në luftën anti-Covid në Shqipëri.

Faleminderit President i Shqipërisë Ilir Meta për punën tuaj për të luftuar #COVID19 në shtëpi dhe mbështetjen e forcimit të sistemit shëndetësor global për të parandaluar krizat e ardhshme. Mbështetja e #Shqipërisë për paktin e propozuar ndërkombëtar, për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë, tregon përpjekjen tuaj për një planet më të sigurt”, shprehet ai.