Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.

Pas takimit, ambasadorja Kim përmes një postimi në “Twitter” bëri me dije se e kishte uruar Nikollën për postin e saj të ri, teksa flet për një parlament tashmë me forcë të plotë.

Ishte kënaqësi të uroja Lindita Nikolla për zgjedhjen si Kryetare e Parlamentit. Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim.