Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë.
Komentet Osmani i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se gjatë takimit u diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
Ajo shtoi gjithashtu se forcimi i mëtejshëm mes dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike.
Reagimi i Osmanit:
Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike. 🇽🇰🇦🇱