Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka takuar kryeministrin Edi Rama para Samitit të Tiranës.
Në një posim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se ka biseduar me Ramën për planin ekonomik dhe investimet e parashikuara nga KE për rajonin.
Ai gjithashtu thekson se do të shihet përpara për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 5 korrik.
“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të shohim përpara në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 Korrik“, shkruan komisionieri i BE.





