Kreu i Partisë Demokratike  ka reaguar pas takimi me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelancik.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Kostelancik, ndërsa thekson se fokus të diskutimeve ishin pandëshkueshmëria e politikanëve, rikthim i sundimit të ligjit, dhënia fund e kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA

“Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund  pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënia fund e kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”,- shkruan Basha.