Kryeministri Avdullah Hoti shkruan në Facebook para takimit të sotëm në Bruksel ku pritet të takohen koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë, se dialogu nuk ka alternativë.

Hoti bën me dije se sot në Bruksel ka nisur dialogu për njohje reciproke, dhe draftimi i kësaj marrëveshjeje.

POSTIMI I HOTIT

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.