Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Ky i fundit ka ndarë edhe detaje të takimit mes tyre. Konjufca tha se Rama është i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën.

Konjufca bëri thirrje që shtetet fqinje nuk duhet ta shohin Kosovën fajtore në lidhje situatën në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj.

Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte.”- thotë Konjufca.