Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit.
Në fjalën e saj Sako falenderoi të pranishimit dhe bëri një bilanc të punëve të kryera nga bashkia e Durrësit nën drejtimin e saj.
Gjithashtu, Kryebashkiakja foli edhe për projektet në të ardhmen, ku tha se do të ketë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ne kemi mundur të përfundojmë 256 shtëpi në të gjitha njësitë administrative, kemi dhënë 300 grante për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Do të vazhdojmë nga puna në muajin mars edhe me 180 objekte të tjera. Nga ana tjetër kemi projekte shumë të rëndësishmë, sepse Durrësi ka hapur një kapitull të ri me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ne do të fillojmë projekte madhore që mbrenda këtij viti do të bëjnë të mundur të kemi një qasje të re në zhvillimin e Durrësit: Porto Romano, porti i mallrave dhe tregtar, Eco Park, projekti i madh i Spitallës, të cilat do të bëjnë të mundur zhvillimin dhe industrinë do të bëjnë të mundur punësimin e shumë të rinjëve në këtë zonë. Nga ana tjetër projekti i madh i Marinës i cili është një projekt shumë ambicioz, një projekt që ne presim ta fillojmë këtë vit do të bëjë të mundur punësimin e shumë të rinjëve si dhe zhvillimin e profesioneve të reja që kanë lidhje me detarinë. Rehabilitimi i të gjithë zonës së Amfiteatrit dhe qendrës historike të Durrësit, rehabilitimi i monumenteve tona të kulturës: Torra Veneciane, Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnografike, e shumë asete të tjera me të cilat Durrësi dhe e gjithë Shqipëria krenohet, do të bëjnë të mundur që Durrësi të zhvillohet si qytet jo sezonal, jo vetëm për tre muaj gjatë verës por të ketë një shtrirje gjithë vjetore. Për të vazhduar këto projekte kaq shumë të rëndësishme për qytetin tonë kërkoj mbështetjen tuaj më datën 6 mars, mbështëtjen e të gjithë qytetravë të Durrësit pa dallim.”, tha Sako.