Brazil, 13 prill 2014 – Një njeri i pastrehë, i shtruar në një spital në Brazil, ka takuar mikun e tij të vetëm, një qen i cili kishte qendruar për 8 ditë jashtë spitalit të priste të zotin. Lauri Da Costa nga Passo Fundo u shtrua në spital pasi u përplas me një shkëmb dhe iu komunikua se kishte melanoma në fytyrën e tij dhe duhej të operohej.

Qeni i tij Seco qëndronte jashtë në parking, duke pritur rikthimin e mikut të tij sa më shpejt. I zoti i tij qëndroi 8 ditë brenda në spital deri në momentin kur u ribashkua me qenin e tij. Ndërkohë që qeni ushqehej nga stafi mjekësor gjatë kohës, kur ai priste për të zotin.

Në momentin kur Da Costa doli nga spitali qeni i kërceu sipër duke e lëpirë dhe i marrë erë. Seco i lëpinte fytyrën Da Costas dhe iu hodh në prehër, duke e tundur bishtin si i çmendur.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/