Nuk ka ende një marrëveshje mes palëve PD-PS për gjetjen e një konsesusi mbi krizën politike.
Pas takimit 3 orësh të zhvilluar në Presidencë, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, zyra e Presidentit, në një njoftim për shtyp, zbulon se në takim janë prezantuar pikëpamjet e palëve mbi krizën politike dhe rrugëzgjidhjet e mundshme të saj.
Në njoftim theksohet se Presidenti Nishani vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.
Njoftimi i Presidencës:
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.
Gjatë takimit, palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.
Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.





