Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet e saj të sapoardhura në jetë.
Ajo shfaqet duke mbajtur duart e dy vajzave binjake, ndërsa krahas fotos shkruan:
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin.”
Një ditë më parë Vasili u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajzat binjake, emrat e së cilave i kishte zbuluar më herët, bashkë me domethënien.
“Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur më herët ajo.





