Pas denoncimit publikisht të Irma Libohovës se ishte mashtruar nga një organizator koncertesh pasi ky i fundit kishte refuzuar të paguante punën, nuk ka vonuar dhe reagimi i të akuzuarit. Ari Kasapi merret me organizim koncertesh në shtetin grek dhe në një prononcim për "Ekspress" ka treguar se Irma ka gënjyer kur ka ngritur akuzat ndaj tij.

Kasapi është shprehur se ai e ka kryer pagesën por pretendimet e saj ishin të tjera.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur, ajo lekët i mori, por pretendonte gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë.”- është shprehur organizatori i koncerteve.

Duket se çështja do të përfundojë në gjykatë nisur dhe nga reagimi i Kasapit edhe pse këngëtarja e njohur Irma Libohova ka treguar se deri tani jo vetëm që nuk ka marrë lekët, por nuk ka marrë asnjë një përgjigje pas njoftimeve të njëpasnjëshme.

Këngëtarja ka dhënë koncert në Greqi në fillim të muajit mars por sipas saj nuk është paguar për punën e saj.