Takohemi n4 dhjetor 2014 – Kur zonja Cecilia thotë se jeton në rrugën "Javier Mascherano", në kryqëzimin me rrugën "Lionel Messi", askush nuk e beson. E njëjta gjë vlen edhe për shoqen e saj Nancy, e cila shtëpinë e ka në rrugën "Sergio Romero", ndërsa motra e saj jeton në "Angel Di Maria". 
Mirëseerdhët në El Chanar, në provincën argjentinase të Tucuman-it, më saktë në lagjen e re me emrin Portal, aty ku dy muaj më parë rrugët nuk ishin të emërtuara, ndërsa sot kanë marrë emrin e lojtarëve të kombëtares argjentinase të futbollit, nënkampione e botës në Brazil.
"Na u duk një ide e mirë për të frymëzuar të rinjtë", thotë një zyrtar i komunës për "La Gaceta de Tucuman", duke shpjeguar se kanë qenë vetë banorët që kanë dashur që rrugët të marrin emrat e lojtarëve të Argjentinës. Biznesmeni Fernando thotë: "Jam shumë i lumtur që jetoj në rrugën 'Javier Mascherano' sepse ai është lojtari simbol i skuadrës". Por, në këtë lagje nuk është gjetur asnjë rrugicë për t’i dhënë emrin e Ezequiel Lavezzi-t dhe zyrtari i komunës shpjegon: "Ai është idhulli im, por ne kemi vënë vetëm emrat e lojtarëve titullarë".





