Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka takuar edhe Presidentin e BE, Donald Tusk. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social Twitter për takimin me Ramën ku shprehet:

“Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkruan ai.