Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Turqi, është takuar me sipërmarrësin e vaksinave Canturk Alagoz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku shkruan se ndihet i nderuar.

“i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…

Të shohim”,- shkruan Rama.