Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për mediat pas takimit me ish-deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima, ka folur për marrëdhënien e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës.
Kryetari i Kuvendi, Ilir Meta ka takuar sërish sot ish-deputetin Koço Kokëdhima. Ky është takimi i dytë mes kryeparlamentarit dhe ish-deputetit socialist, brenda 24 orëve.
“Nuk ka lidhje me politikën, vij për të hequr toksikimet. Çtoksikimi im shërben dhe për çtoksikimin e politikës”.Kështu u shpreh sot kryeparlamentari Ilir Meta, lidhur me takimin me ish-deputetin e PS, Koco Kokëdhima.
Meta ka bërë të qartë se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë deri në fund të këtij mandati qeverisës.
Kreu i LSI-së më tej sqaroi se ideja e tij për qeveri teknike ishte në kushtet kur nuk po arrihej konsensusi për kalimin e reformës në drejtësi në Parlament.
Meta shtoi se kërkesa e kreut të PD-së për qeveri teknike është diçka tjetër.





