Nga 1 prilli qytetarët në të gjithë vendin do të nisin të paguajnë taksën e re të shtëpive. Ashtu si edhe me taksën aktuale të shtëpive, ligji i ri parashikon diferencim për apartamentet e ndërtuara para 1993-it të privatizuara nga qytetarët me çmime simbolike.

Vendimi parashikon që për këto kategori çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave kadastrale ku ndodhet apartamenti, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se ky apartament nuk është shitur apo blerë asnjëherë, çmimi për llogaritjen e taksës do të jetë me 30 për qind më pak.

“Panorama” boton tabelën zyrtare me vlerën e taksës që do të paguajnë shtëpitë e ndërtuara para ’93 dhe pas këtij viti për çdo lagje dhe rrugicë në Tiranë për 32 zonat kadastrale. Më shumë taksë do të paguajnë banorët që jetojnë në zonën e ish-Bllokut , pasi aty është çmimi më i lartë fiskal.

Më pak do të paguajnë banorët që jetojnë në zonën e Porcelanit, Kinostudios dhe rruga “Hoxha Tahsim”, pasi në këtë zonë qeveria ka miratuar çmimin më të ulët fiskal me vlerë 60.000 lekë për metër katror. Për ta konkretizuar për qytetarët, po japim shembujt se sa taksë do të paguajë një familje, që jeton në një apartament në zonën më të shtrenjtë dhe në zonën më të lirë.

Në rast se një familje banon në zonën e ish- Bllokut në një shtëpi 100 metra katror, të ndërtuar para 1993 e përfituar me privatizim, ku çmimi fiskal është 190.000 m2 dhe korrespondon me zonën fiskale 5/ 1, vlera e shtëpisë do të jetë 13.3000.000 lekë.

Mbi këtë vlerë të shtëpisë do të paguhet taksa 0.05 për qind, që do të jetë në vlerën e 6650 lekëve në vit. Nëse shtëpia është shitur, taksa do të jetë 9500 lekë në vit. Një familje që jeton në zonën e Porcelanit në një apartament të ndërtuar para ‘93, ku çmimi referencë për këtë zonë është 60 mijë lekë për metër katror, do të paguajë 2.100 lekë në vit, ndërsa për apartamentet e tjera 3.000 lekë në vit.

ZONA 1

1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk

ZONA 2

2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa” 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi” 2/3 Ministria e Jashtme,ambulanca nr.1, Bërryli 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë

ZONA 3

3/1 Xhamlliku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark” 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë

ZONA 4

4/1 Kompleksi i spitaleve,SHIK, Oxhaku, Allias i Ri, fshati Tufinë 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”

ZONA 5

5/1 Ish – Blloku, Libri Universitar, Vodafone 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, liqeni Artificial 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit”, liqeni Artificial 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël

ZONA 6

Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë

ZONA 7

7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-ekspozita “Shqipëria Sot” 7/2 Blloku i ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit 7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e Bukës 7/4 Unaza e Re, fabrika e miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht

ZONA 8

8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt” 8/2 Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial 8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, bregu i lumit

ZONA 9

9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza” 9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi 9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, bregu i lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”

ZONA 10

10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike 10/3 Blloku i ambasadave, Prokuroria, rruga e “Durrësit”

ZONA 11

11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë 11/2 Ferluti, ish-uzina Tirana, FIAT Zbritja drejt Laprakës 11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, bregu i lumit, Fushë Mëzez, Don Bosko

/ PANORAMA