Për herë të dytë Paketa Fiskale 2018, nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak, në një mbledhje ku mungonte kreu i bashkisë Vangjush Dako.
Projektvendimi i cili u fut si shtesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak prodhoi sërish shumë debate midis këshilltarëve të tre forcave politike. Bashkia ka propozuar uljen me 30 % të kësaj takse aq sa është edhe maksimumi që mund të bëjë. Debati për taksën e pasurisë e cila është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, nga forcat politike komentohet dhe përcillet shumë ndryshe tek opinioni publik.
Drejtori i Tatim Taksave Dajko, është i mendimit se aplikimi i kësaj takse, sjell automatikisht një rënie prej 1.5 milionë dollarësh në të ardhurat e saj, sepse taksa është më e ulët.
Taksa ka nisur të aplikohet në faturën e ujësjellësit gjatë muajit prill. Të djathtët janë të mendimit se kjo taksë rrit barrën e taksave për 65 mijë familje durrsake.
Ardian Muka, e Armand Teliti nga PD, Edlira Hyseni, LSI dhe Nadire Kërtusha PS, debatuan por pa gjetur gjuhën e përbashkët.
Pa kaluar në votim projektvendimi i cili kërkon 2/3 e votave kreu i këshillit, Alban Ramohitaj u tha përfaqësuesve të opozitës të sjellin me shkrim propozimet e tyre në lidhje me këtë taksë që të shqyrtohen më pas në komisionin përkatës të ekonomisë.
Ndjekim debatin:
K.H.





