TIRANË- Çereku i deputetëve të parlamentit shqiptar, Presidenti, Kryetarja e Parlamentit, disa ministra të Republikës së Shqipërisë janë debitorë në zyrat e taksave të regjistrimit të automjeteve të tyre personale. 

Nëse lexon listën e debitorëve të afishuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në bazë qarqesh të bie në sy se krahas mijëra emrave të qytetareve të thjeshtë e subjekteve debitore, janë dhe titullarët me të lartë zyrtare në vend. 

Kështu presidenti Nishani rezulton se ka të papaguar taksën e regjistrimit për 2010 për automjetin me targe TR3885S. 
Sipas kësaj liste figuron dhe emri i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, e cila rezulton se nuk ka paguar që prej vitit 2010 taksën e regjistrimit për automjetin me targë TR1995L. 

Në listën e debitorëve rezultojnë emrat e katër Ministrave. Kështu sipas listës, regjistrimin e automjetit nuk e ka paguar Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, institucioni i të cilit administron këtë zë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Olldashi rezulton se nuk ka paguar taksen e regjistrimit te automjetit me targë TR0003 për vitin 2009. 
Ministri i Financave Ridvan Bode rezulton gjithashtu debitor. Kreu i financave shqiptare nuk ka paguar taksen e regjistrimit në vitin 2009 për automjetin me targë TR8426N. 
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo është debitor për vitin 2007 pasi nuk ka paguar taksën për automjetin me targë TR2922N, kurse ministri i Kultures Aldo Bumci nuk ka paguar taksën e regjistrimit për vitin 2010 për automjetin me targa TR1490I. 

Edhe një pjesë e deputetëve, qoftë të mazhorancës apo opozitës kanë neglizhuar pagesën e taksave. 

Mes emrave të deputetëve të opozitës spikasin Damian Gjiknuri, Arta Dade, Arben Isaraj etj. Damian Gjiknuri rezulton debitor për vitin 2010 pasi nuk ka paguar taksën e automjetit me targë TR8575TN. 

Lista e debitorëve i dërgohet autoriteteve tatimore pasi ky organ administron këtë taksë dhe nga këtu duhet të nisë dhe procedurat për mbledhjen e tyre. 

I pyetur nga News 24, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Rrugor, Arben Pinari u shpreh se një pjesë e taksave të papaguara kanë të bëjnë me automjete të cilat mund të jenë shitur nga titullarët, por nuk është bërë pajisja e blerësve të rinj me certifikatën e re të pronësisë së automjetit, përfshi këtu dhe lejen e re të qarkullimit me emër të pronarit të ri.

Deputetet e ministrat debitorë

TR0231F Sadri Ismail Abazi TIRANE 25.07.2005 
TR7170F Arben Novruz Ahmetaj TIRANE 16.05.2008 
TR5110K Ilir Andrea Bano TIRANE 25.02.2005 
TR2909L Besnik Mitat Baraj TIRANE 02.12.2010 
TR3885S Bujar Faik Nishani TIRANE 20.05.2010 
TR2800S Koço Spiro Barka TIRANE 14.07.2010 
TR5508J Fatos Asllan Beja TIRANE 20.05.2009 
TR0402M Marko Naun Bello TIRANE 19.06.2006 
TR8426N Ritvan Vait Bode TIRANE 03.08.2009 
TR9839J Luçiano Dhimiter Boçi TIRANE 29.04.2005 
TR2571U Erion Mirdash Braçe TIRANE 09.08.2010 
TR2155N Raimonda Skënder Bulku TIRANE 28.04.2010 
TR1490I Aldo Tonin Bumçi TIRANE 04.08.2010 
TR5390U Ramiz Myftar Çobaj TIRANE 05.11.2010 
TR0566L Arben Kristaq Çuko TIRANE 01.11.2010 
TR0902L Arta Agim Dade TIRANE 25.08.2005 
TR2942I Alfred Maliq Dalipi TIRANE 25.06.2010 
TR1497T Ndrec Ndue Dedaj TIRANE 18.11.2010 
TR6444U Mesila Fatmir Doda TIRANE 06.12.2010 
TR8767D Asllan Shaban Dogjani TIRANE 05.02.2009 
TR1853L Tom Gjek Doshi TIRANE 09.03.2010 
TR7746T Vangjel Jorgo Dule TIRANE 23.04.2010 
TR4254F Besnik Xhafer Dushaj TIRANE 10.09.2009 
TR8575T Damian Lek Gjiknuri TIRANE 13.05.2010 
TR3182S Sybi Reshit Hida TIRANE 15.05.2010 
TR2191L Shpetim Hysni Idrizi TIRANE 09.10.2007 
TR8787N Arben Astrit Isaraj TIRANE 03.09.2007 
TR7077F Gjovalin Pjeter Kadeli TIRANE 04.04.2009 
TR2422M Fatbardh Agim Kadilli TIRANE 28.10.2010 
TR8788T Ndue Marash Kola TIRANE 14.05.2010 
TR5560J Valentina Abedin Leskaj TIRANE 20.05.2009 
TR4184J Shegush Osman Ligori TIRANE 30.04.2009 
TR3148N Mark Pjeter Marku TIRANE 27.05.2008 
TR5949L Florjon Prokop Mima TIRANE 12.08.2010 
TR8808T Qemal Tahir Minxhozi TIRANE 18.05.2010 
DR0350F Gazmend Nuri Oketa DURRES 22.10.2010 
TR0003N Sokol Vangjel Olldashi TIRANE 14.07.2009 
TR0055T Ndue Llesh Paluca TIRANE 16.10.2009 
TR8362N Dashamir Myslim Peza TIRANE 09.09.2008 
TR8419L Dritan Vlash Prifti TIRANE 23.06.2010 
TR0008N Xhemal Myslim Qefalia TIRANE 01.03.2007 
TR6194F Eduart Pajtim Shalsi TIRANE 29.04.2003 
TR4281P Tritan Masar Shehu TIRANE 10.03.2010 
TR7922K Luan Shyqyri Skuqi TIRANE 27.05.2005 
TR1581M Paulin Nikolle Sterkaj TIRANE 21.07.2006 
TR5385U Vangjel Llambi Tavo TIRANE 05.11.2010 
TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri TIRANE 06.07.2009 
TR1995L Jozefina Filip Topalli TIRANE 13.10.2010 
TR6767N Arenca Vehbi Trashani TIRANE 19.07.2007 
TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj TIRANE 28.07.2010 
TR2107L Luiza Mihal Xhuvani TIRANE 16.12.2009