Kanë nisur protestat e para pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë shqiptare për të vendosur taksë për mjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.

150 kamionë nga Kosova kanë protestuar në Morinë kundër vendosjes së taksës prej 5-10 euro për mjetet që kalojnë në këtë aks.

Kamionët janë futur bosh në Shqipëri dhe do kthehen bosh për në Kosovë. Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave, mallra ushqimore etj.

Ata kanë vendosur edhe pankarta në kamionët e tyre. "Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve", "S'po hjekim kufi, po qesim kufi" janë disa nga pankartat e vendosura në kamione.